Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka takuar sot në Beograd ambasadoren e re të Etiopisë me rezidencë në Romë Zeneba Tadase Voldecadik.
Daçiq, me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren për atë që, siç njofton FoNet, Etiopia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke shfaqur shpresën se kjo politikë do të vazhdojë në këtë shtet afrikan, transmeton Koha.net.
Ivica Daçiq i ka ofruar Etiopisë përkrahje në tejkalimin e vështirësive në të cilat po has aktualisht ky vend.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia falënderon Tunizinë që s’e njeh Kosovën
-
Serbia falënderon Libanin që s’e ka njohur Kosovën
-
Uganda falënderohet nga Serbia për mosnjohje të Kosovës
-
Serbia e falënderon Egjiptin, thotë se ky shtet e ka “ngrirë njohjen” e pavarësisë së Kosovës
-
Daçiq: Eswatini e njohu Kosovën shtet për shkak të moskomunikimit me Serbinë