Në Izbicë të Skenderajt, janë varrosur eshtrat e vogëlushes gjashtëmuajshe, e vrarë më 28 mars të 1998-ës.
Shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, familja Qelaj e ka përjetuar dhimbjen e njëjtë sërish.
E ëma e saj, Fata, kujton ditën kur humbi të bijën, e cila kishte vetëm 6 muaj.
Një goditje në kokë, i kishte shkaktuar vdekjen. Bashkë më Dafinën atë ditë, familja Qelaj humbi edhe 3 anëtarë të tjerë të saj.
Për bashkëshortet Qelaj, sot është ditë e madhe. Ata thonë se tash e tutje e kanë më të lehtë, sepse kanë një varr mbi të cilin mund të qajnë.
Edhe
Nëna Fatë kërkon drejtësi për të bijën e saj 6 muajshe të masakruar nga paramilitarët serbë në Izbicë
Menjëherë pas kthimit nga varrezat, familja ka hapur dyert për ngushëllime, pasi në kohën kur foshnja e tyre u vra, ishte kohë lufte dhe nuk patën mundësi ta zhvillojnë këtë ritual.
Eshtrat e Dafinës kanë qëndruar në Morgun e Prishtinës që nga viti 2006, kur janë sjellë nga Petrovosella.