Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Escobar e Lajçak takohen me krerët e Listës Serbe

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar me krerët e Listës Serbe.

Sipas njoftimit të Listës Serbe u diskutua për dialogun, ndërsa Lista Serbe ka përmendur veçanërisht implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka përmendur se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe se qytetarët serbë kundërshtojnë qëllimet e Prishtinës për të minimizuar obligimet e tyre sa i përket juridiksionit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe obligimet e tjera të arritura bazuar në marrëveshje, si ato në fushën e drejtësisë, energjisë, për diploma”, thuhet në njoftim të Listës Serbe.

Në takim, Lista Serbe raporton se ka kërkuar mbrojtje për serbët, për pronat e tyre dhe po ashtu pronën e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në të njëjtën kohë i është kërkuar komunitetit ndërkombëtar për t’u angazhuar që të parandalojë lëvizje të njëanshme të Prishtinës që po rrezikojnë sigurinë, paqen dhe bashkëjetesën në këto zona”, thuhet në njoftim të Listës Serbe.