Dje ka përfunduar Samiti i radhës i Procesit të Berlinit i mbajtur në Poznan të Polonisë.
Instituti EPIK thotë se në nivelin politik, liderët ri-konfirmuan unanimisht mbështetjen e tyre për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Liderët shqyrtuan progresin në pesë fusha specifike të bashkëpunimit: ekonomia, inter-konektiviteti, marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe çështje të hapura bilaterale dhe siguria. Njëkohësisht, liderët u dakorduan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë nikoqir të Samitit të ardhshëm të procesit të Berlinit. Kjo do të jetë hera e parë që dy vende do të bashkë-kryesojnë samitin. Kroacia të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në maj 2020. Shqipëria të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm Digjital në vitin 2020. Po ashtu, liderët kanë mirëpritur ofertën e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që të jenë nikoqir të takimeve përgatitore të procesit të Berlinit gjatë vitit 2020”, thuhet në komunikatë.
Sipas EPIK-ut, Samiti në veçanti dakordoi pakon e ardhshme investuese për avancimin e inter-konektivitetit në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
“U miratuan 8 projekte me investim të vlerësuar prej €728.2 milionë në avancimin e transportit rrugor, hekurudhor dhe sistemit energjetik. Në këtë drejtim, BE-ja do financoj këto investime me grant prej €180 milion. Përveç granit të BE-së, investimet do të financohen nga buxheti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kredi nga Banka Evropian për Investime (EIB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Banka Gjermane Zhvillimore (KfW)”, thuhet tutje.
Edhe
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
Këto janë projekte të dakorduara për financim gjatë Samitit të Poznanit:
BOSNJA DHE HERCEGOVINA
Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2.
Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2 – Medakovo.
Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila.
SERBIA
Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – Bajina Bašta.
Edhe
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
KOSOVA
Korridori Orient/East-Med: linja hekurudhore 10.
MAQEDONIA E VERIUT
Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë.
Interkonekcioni i gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.
Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët Hekurudhor Tabanovce.
Edhe
Shpresë që liberalizimi të vijë sivjet, Shqipëria mund të vazhdojë ndaras rrugën drejt BE-së
Bashkangjitur gjeni dy infografikat për rezultatet e Samitit të Poznanit.
{gallery}