Kongresisti amerikan, Eliot L. Engel ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit, ndërsa ka vlerësuar se Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t'i jepet ky status pa vonesa të panevojshme.
"Unë i dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës për miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo është një ditë e rëndësishme në marrëdhëniet e Kosovës me fqinjin e saj, Malin e Zi. Ky është gjithashtu një hap gjigant drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. I bëj thirrje miqve tanë në BE që të bëjnë atë që duhet, për të arritur këtë qëllim. Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t'i jepet ky status pa vonesa të panevojshme", thuhet në letrën e Eliot L. Engel, transmeton KosovaPress.
-
Engel, letër institucioneve të BE-së: Të zbatohet liberalizimi i vizave për Kosovën
-
Engel në takim me Veselin: BE-ja të ndërmarrë hapa të shpejtë për liberalizimin e vizave dhe Serbia ta njohë Kosovën
-
Engel: BE-ja e di që i keni plotësuar kriteret për viza, do të vazhdoj t’u bëj presion
-
Kosova duhet të fitojë diçka në këmbim të heqjes së taksës, thotë Engel
-
Avramopoulos: Ratifikimi i demarkacionit, hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave