Anesteziologu Lulzim Emini ka thënë në Interaktiv të KTV-së se nëse merren për bazë shifrat, numri i të sëmurëve në Kosovë nga COVID-19 është dyfishi i mesatares në botë.
Edhe mesatarja e të shëruarve në Kosovë është më e vogël sesa ajo botërore.
Ndërkohë, kur është në pyetje përqindja e të vdekurve, Kosova qëndron më mirë.
"Nëse e shikojmë në raport vetëm me një mesatare në botë dhe e krahasojmë përqindjen, në Kosovë sot janë të sëmurë 0.41 për qind e banorëve, kurse në botë janë të sëmurë 0.21 për qind. Do të thotë se numri i të sëmurëve në Kosovë është dy herë më i madh se mesatarja në krejt botën. Nëse këtë numër e zbërthejmë në numrin e të shëruarve, diku 54 për qind janë të shëruar në Kosovë, kurse mesatarja në botë e të shëruarve është 61 për qind, që edhe më të shëruar jemi pak më prapa sesa mestarja e krejt botës. Me të vdekur, përqindja e të vdekurve në Kosovë është 2.5 për qind, 185 të vdekur që është 2,5 për qind e të sëmurve, kurse në botë qëndrojnë më keq, mesatarja në botë është 4 për qind e të infektuarve", ka thënë ai.
Ai ka folur edhe përqindjen e rasteve pozitive që dalin nga testimet, e që është e madhe.
"Nëse e shikojmë numrin e testimeve, përpara kemi pasur testime pozitive, prej të përgjithshmeve kemi pasur pesë për qind, 10 për qind maksimumi. E testimet që kanë dalur sot, 68 për qind kanë dalur pozitivë, që do të thotë ose është rritur numri në përgjithësi, ose testimet janë duke e ndjekur cakun mirë", ka thënë ai.
Emini ka shtuar se numrat janë në rritje e sipër që nga qershori, kur janë liruar masat.
Edhe
Në Klinikën Infektive e kualifikojnë të qetë situatën me COVID-19
"Ne në qershor kemi qëndruar koxha mirë kur është në pyetje numri i të infektuarve", ka thënë ai.
Faktor kryesor i kësaj përhapjeje, sipas tij është lirimi i masave dhe mosrespektimi, lirimi i masave të kufizimit të lëvizjes, lirimi i gastronomisë dhe lirimi psikologjik i banorëve.
"Pra lirimi i përnjëhershëm i të gjithave", ka thënë ai.