Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emilija Rexhepi i bashkohet AAK-së

Deputetja e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi i është bashkuar GP të AAK-së.

“Emilija Rexhepi, njëra prej deputeteve më të përgjegjshme të Kuvendit të Kosovës, prej sot i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së! E vlerësojmë si shenjë të rritës sonë parlamentare dhe një mundësi më shumë që zëri ynë të jetë edhe më fortë në Kuvend. Njëkohësisht edhe mbështetje më e madhe për Qeverinë Haradinaj! Mirë se erdhe Emilija Rexhpi!”, është njoftimi që e ka bërë në Facebook deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.