Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohen edhe dy zëvendësministra në Qeverinë Haradinaj

Kryeministri i Kosovës gjatë ditës së sotme ka emëruar edhe dy zëvendësministra të rinj në Qeverinë e Kosovës.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Punëve të Jashtme, në të cilën zëvendësministra do jenë Besnik Hoti nga Nisma për Kosovën dhe Anton Berisha nga AAK-ja.

Që të dy do jenë përgjegjës për mbështetjen e aktiviteteve dhe përgjegjës në menaxhim të aktiviteteve në ministri.