Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohen anëtarët e Bordit që do të menaxhojnë parkingjet në Prishtinë

Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike "Prishtina Parking", ka emëruar sot Anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes.

Në Bord u emëruan Luljeta Sahiti, Medina Braha, Dhimitër Bilalli dhe Muhamet Krasniqi.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ky vendim erdhi pas anulimit të konkursit të dytë me radhë, me qëllim që të funksionalizohet ndërmarrja e cila do t'i menaxhojë parkingjet në Prishtinë.

Anëtarët e caktuar të Bordit do të jenë të përkohshëm, deri në konkursin e radhës.