Njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Donbas dhe Krime, rajone të Ukrainës të pushtuara nga Rusia.
Pronari i Teslas, në një postim në “Twitter” ka thënë se qytetarët e Donbasit e Krimesë duhet lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.
Ndërsa ndaj tij reagoi këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, që e pyeti Muskun nëse do të legjitojmë pseudo-referendumet që kanë ndodhur nën kushte të persekutimit dhe ekzekutimit masiv.
Por, Musk ka thënë se po sugjeron të votohet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara.
“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën”, ka shkruar Musk, ndërsa ka postuar shkrimin e “Britannicas” për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Edhe
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë Donbasin
Ai ka lënë të kuptohet se është votuar në një referendum në Kosovë.
Por, ndaj postimit të Muskut ka pasur reagime tjera.
Po ashtu ka shtyrë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të postojë një sondazh duke pyetur a e duan më tepër Muskun që përkrah Ukrainën apo atë që përkrah Rusinë. Pas më tepër se 1 orë janë bërë mbi 916 mijë vota dhe 84.6 për qind thonë Muskun që e do Ukrainën.
Maybe a similar approach to Kosovo https://t.co/cGPpaXAaA3
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022
Edhe
Si i shpenzon paratë njeriu më i pasur në botë?