Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkuar Alban Krasniqi, i cili është bashkëshort i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, do të jetë këshilltar politik i ministrit Krasniqi, por se sipas njoftimit, nuk do të paguhet për angazhimin e tij.
“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsye ndihem i nderuar që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë, duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëvendosje e nominon Kurtin kandidat për kryeministër
-
Sonte në “Interaktiv” – Albulena Haxhiu
-
Blerim Sallahu caktohet U.D. i ministrit të Drejtësisë
-
Haxhiu distancohet nga deklarata e zv.ministrit Vokrri se ndërkombëtarët nxitën tensione në veri
-
Krasniqi: Kurti e ka më të lehtë ta sakrifikojë Haxhiun sesa të dalë e të matet vetë, e di që nuk i ka numrat