Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur nga Serbia në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.
Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë Thaçi, thuhet në një komunikatë për media të Presidencës.
Ai u shpreh se është inkurajuese që të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë marrë masat e duhura.
Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve.
Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.
Presidenti Thaçi ftoi për përmbajtje deri në përfundim të hetimeve.
“Ftoj për përmbajtje nga deklarimet politike dhe nga raportimet e pakonfirmuara deri në përfundimin e hetimeve”, u shpreh Thaçi.