Rreth 63 % e mallrave të Shqipërisë të eksportuara drejt tregjeve ndërkombëtare ‘udhëtojnë’ përmes detit.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, gjatë dhjetëmujorit 2017, mallrat e eksportuara me det zënë 62.9%, me rrugë 35.9% dhe me ajër 0.5%.
Në këtë periudhë, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.372 mijë ton, duke u rritur me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, transmeton atsh.
Porti i Durrësit zë 91.3%, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë periudhës janar –tetor 2017.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, 93% e mineraleve dhe metaleve që eksportohen nga Shqipëria transportohen përmes detit. Po ashtu, sipas INSTAT, edhe treçereku i tekstileve eksportohen përmes detit.
-
Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës shënuan rritje prej 48.5 %
-
INSTAT: Shqipëria ul eksportet me Kosovën 13.4%, i rrit me Serbinë 42%
-
Dyfishohet përpunimi i mallrave nga Porti i Durrësit drejt Kosovës
-
Mbi 76 % e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian
-
Gjatë 9 muajve 140 mijë ton mallra tranzit nga porti i Durrësit drejt Kosovës