Eksperti dhe ish - emisari amerikan në Ballkan Edward Jospeh është kundër propozimit të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq që ka kërkuar kufizim të serbëve e të shqiptarëve në Kosovë, transmeton Koha.net.
Joseph, duke folur për këtë kufizim në rel, ka thënë se shumica e serbëve të Kosovës jetojnë në jug e jo në veri të Kosovës.
“Për këtë arsye, çfarëdo kufizimi me qëllim të ndarjes së veriut të Kosovës, menjëherë do ta rrezikonte shumicën serbe që jeton në jug të Kosovës dhe që aktivisht merr pjesë në proceset politike në Kosovë”, ka thënë Joseph.
“Është e rrezikshme, ndërkaq kur politikanë si Daçiq lansojnë ide për kufizime, pasi me këtë hapet çështja e pozitës së serbëve në jug të Ibrit”, thotë Joseph.
-
Joseph: Qeveria të përqendrohet në mbrojtjen e interesave strategjike të Kosovës
-
Joseph për deklaratat e fundit të Daçiqit: Shkelje flagrante e marrëveshjes së Brukselit
-
BE-ja kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
-
Joseph: Zgjedhjet në Kosovë janë edhe referendum për “shkëmbim të territoreve”
-
Joseph: Ideja e bashkimit me Shqipërinë vetëm sa nxit separatizmin e serbëve të Kosovës