Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për Ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë.
Sipas njoftimit për media, ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë në finalizimin e Rishikimit Funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës Britanike.
“Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, e ka falënderuar Ambasadën për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë dhe theksoi se është i bindur se angazhimi i ekspertëve që shërbejnë në Ministri do të vazhdojë të jetë i kënaqshëm siç ka qenë deri më tash. Ndërkaq, Kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën Britanike, znj. Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofroj mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit”, thuhet tutje në njoftim.
-
MD-ja i reagon KPK-së: Reforma në drejtësi vazhdon pavarësisht tendencave për ta penguar
-
Britania ofron mbështetje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi
-
Kuvendi dhe Ambasada Britanike me Memorandum për emërime profesionale
-
BE-ja dhe Ambasada Britanike i bëjnë thirrje KPK-së të mos pengojë reformën në drejtësi
-
Hargreaves flet me kryetarin e Supremes për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit