Tirana është vendtakimi i parë jashtë vendit i Delegacionit shtetëror që për mandat ka negocimin dhe arritjen e marrëveshjeve gjatë procesit të dialogut me Serbinë, në konsultim me institucionet kushtetuese të Kosovës.
Fatmir Limaj është bashkëkryesues i Delegacionit nga Qeveria, ndërsa Shpend Ahmeti si përfaqësues i partisë së vetme opozitare, PSD.
Me të parin, gazeta Koha Ditore nuk ka arritur të vërë kontakt, ndërkaq nga partia e Ahmetit kanë konfirmuar mbajtjen e takimit, duke mos zbardhur më shumë nga ato që janë diskutuar.
“Ka qenë takim pune. Për më shumë do të mësoni gjatë javës nga Ekipi”, ka deklaruar shkurt zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi. Ajo ka thënë se nuk e di pse kanë zgjedhur Shqipërinë si vendtakim.
Dhjetorin e vitit të kaluar, Qeveria i mori 300 mijë euro nga rezervat shtetërore për t’ia ndarë Ekipit për dialog...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Delegacioni shtetëror pa rol udhëheqës në dialog
-
“Edhe brenda Delegacionit shtetëror mungon uniteti”
-
Limaj e Ahmeti duan t’i punësojnë militantët e partive të tyre në Ekipin negociator – rrogat, deri 1,000 euro
-
Edhe Britania pret që nga Dialogu, Serbia të njohë Kosovën
-
Ekipi për dialog s’flet për taksën me diplomatët evropianë, thotë se kjo i takon Qeverisë