Qeveria lokale e Prizrenit ka marrë vendimin për formimin e ekipit menaxhues për projektin e varrezave të reja në Landovicë, shkruan sot Koha Ditore.
Ky trup, sipas zyrtarëve, do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes së partneritetit publik-privat për këtë projekt. Kërkesa për miratimin e këtij vendimi ka ardhur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke bazuar në dispozitat e Ligjit të partneritetit publik-privat dhe direktivën për formimin e ekipeve për menaxhimin e projekteve.
DSHP-ja kërkon nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që të themelojë ekipin për menaxhimin e projektit për varreza të reja në Landovicë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët e Landovicës me vetangazhim po synojnë një mjedis më të pastër
-
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, vazhdojnë gërmimet në Prizren
-
Kushtetuesja e qartëson statusin e pronës së destinuar për varrezat e reja në Gjilan
-
Rregullimi i varrezave në Ferizaj, peng i kufizimeve buxhetore
-
Komuna me “Ekoregjionin” do t’i kryejnë shërbimet e varrimit në Prizren