Sipas statistikave të fundit të regjistrimit të popullatës, llogaritet se komuniteti egjiptian përbënë rreth 5 për qind të numrit të banorëve në Istog, derisa komuniteti rom 0.11 për qind.
Në numër të përgjithshëm, sipas shefit të Zyrës për komunitete, Rasim Mamutoviq, në Istog, aktualisht llogaritet se jetojnë rreth 1 mijë e 600 egjiptianë e romë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas Mamutoviqit, në këtë komunë nuk ka komunitet ashkali. Mirëpo, ky numër që e ka kjo zyrë nuk është pasqyrë reale me numrin e banorëve të këtyre 2 komuniteteve në këtë komunë, pasi ka mjaft prej tyre që nuk janë fare të regjistruar.
Regjistrimi i jo të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptianë dhe romë, që jetojnë në Istog, mbetet edhe më tej një çështje shqetësuese për institucionet e kësaj komune.
Për t’i inkurajuar familjet e këtyre komuniteteve që t’i regjistrojnë familjarët e tyre të paregjistruar, Komuna e Istogut për të tretin vit radhazi ka hapur dyert e ofiqarisë gjatë muajit prill për regjistrim falas të këtyre komuniteteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
- Efektet e marrëveshjeve teknike: Perspektiva rome
-
Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë
-
Komunitetet e harruara edhe në fushatë
-
Çfarë duhet të bëjë Qeveria e re për anëtarët e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian?
-
ASK: Komuniteti ashkali ka popullsinë me moshën mesatare më të re