Arbëri

Edicioni i së Dielës në Koha Ditore trajton shkarkimin që u parapriu ndryshimeve në Polici

Vendimi i kryeministrit Avdullah Hoti për shkarkimin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, është tema kryesore e cila trajtohet gjerësisht në numrin e së dielës në “Kohën Ditore”.

Në tekstin e titulluar “Rrëmbimi i Policisë” shpalosen detajet kryesore të dy prej vendimeve të fundit të Hotit, atij për shkarkimin e Qalajt, si dhe për shuarjen e Task-Forcës Kundër Korrupsionit.

Për këtë çështje jep vlerësimet e tij në një intervistë drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli.

Rubrika e Reportazhit sjell një këndvështrimin nga brenda muzeut shekullor të krenarisë në Shtime, që tani është shndërruar në muze të UÇK-së.

Kurse, mbi përgatitjen e Evropës për më të keqen mund të lexoni në rubrikën Bota.

Për talentin në muzikë të këngëtares 25 vjeçe nga Prishtina, Ebru Jilta, flitet në tekstin kryesor të Kulturës.

Rubrika Monument sjell kujtimet e qëndistares për zanatin që çmohej dikur.

Artikulli “Ajdini shpejt bëhet i rëndësishëm te Kosova U-21” jep një këndvështrim ndryshe për futbollistin Alban Ajdini, i cili karrierën e nisi në moshën 5-vjeçare.

Për zhvillimet e fundit në sport mund të lexoni edhe në faqet vijuese.

“Koha Ditore” e së dielës në këtë numër shpalos edhe shumë artikuj që lidhen me fushën e shëndetësisë, filmit, muzikës si dhe enigmatikës.