Arbëri

Edicioni 3-të i Festivalit të Gjelbër vjen me plot surpriza!

Shtator 2018 - Interesimi i qytetarëve të Kosovës për Festivalin e Gjelbër gjatë dy edicioneve të kaluara ka bërë që këtë vit të marin pjesë dy herë më shumë kompani dhe institucione, nga 23 në 42 respektivisht. Ky trend tregon që kosovarët vlerësojnë përfitimet e energjisë së ripërtëritshme dhe janë të gatshëm për të aplikuar në masë më të madhe teknologjitë moderne të kësaj fushe në shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Organizuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjensinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK), dhe mbështetur nga GIZ, Ambasada e Mbretërisë së Holandes, ProCredit Bank, TEB, and GEFF, ngjarja do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për bizneset e gjelbra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevantë të energjisë së gjelbër.

Njëra nga kompanitë pjesëmarrëse të këtij edicioni është edhe kompania KIVO Kosovo, e themeluar në vitin 2014 në Kosovë si sipërmarrje e përbashkët ndërmjet VM3 LLC, kompani vendore kosovare, si dhe KIVO Plastic Verpakkingen B.V., kompani holandeze me 50 vjet përvoje në industrinë plastike.

KIVO aktualisht prodhon qese buke, filma të printuar, dhe thasë mbeturinash kryesisht për eksport drejt tregut holandez, belg dhe gjerman. Përveç kësaj, 60% e qeseve plastike për bukë të përdorura në Holandë prodhohen nga Kivo në Kosovë.

KIVO është një ndër kompanitë e vetme në Kosovë që implementon konceptin “zero mbetje,” ku të gjitha mbetjet e fabrikës riciklohen apo ripërdoren. Kompanitë si KIVO paraqesin një shembull të shkëlqyer për të gjitha kompanitë tjera lokale që të promovojnë një të ardhme më të qëndrueshme mjedisore në mënyrë që të ngrisin vetëdijen dhe interesimin për riciklim, energji të ripërtëritshme, dhe efiçiencë të energjisë. Kompaninë KIVO si dhe 41 kompani dhe intitucione tjera që promovojnë dhe veprojnë në fushën e energjisë së gjelbër do të keni mundësi të takoni gjatë Festivalit të Gjelbër.

Pjesëmarrja e KIVOs në këtë edicion do të jetë më e veçantë për një arsye shume interesante. KIVO së bashku me ekipin e Festivalit të Gjelbër kanë vendosur që të përdorin mbetjet e kompanisë për të rregulluar interierin e sallës “1 Tetori” aty edhe ku do të mbahet festivali. Kjo nënkupton që edicioni i 3-të i Festivalit të Gjelbër do të vijë me një pamje dhe koncept të ri dhe interesant të organizimit të panaireve.

Ejani në Festivalin e Gjelbër dhe shihni se për çka bëhet fjalë!

Edicioni i 3-të i Festivalit të Gjelbër do të mbahet në Sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, me datat 19 – 21 Shtator, 2018.

Image

(Artikull i sponsorizuar).