Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edi Rama i bashkohet aksionit për pastrimin e mbeturinave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot iu ka bashkuar një aksioni për pastrimin e mbeturinave në ambientet publike.

Ai shihet teksa mbush një qese me mbeturina, së bashku me vullnetarët tjerë të cilët iu kanë bashkuar këtij aksioni. Ai në videon e postuar në Facebook shihet duke kapur mbeturinat pa dorëza. 

“Kur i ke duart e mëdha e s'gjenden vërdallë dorezat e duhura, ke dy rrugë: O të lesh punën e të bësh sehir, o të bësh punën e të lash duart mirë”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Artikuj të ngjashëm