Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Tirana zbardhet nga bora

Reshjet e dëborës që zbritën në orët e para të mëngjesit edhe në zonat e ulëta, sollën flokët e bardhë edhe në kryeqytetin shqiptar.

Tirana është zgjuar sot mes intervaleve të reshjeve të dëborës, por që, ndryshe nga një vit më parë, rënia e shiut e bën të pamundur që ajo të shtrojë, përveçse në periferi, raporton TCh.

Image

Megjithatë, kryeqytetasit janë përballur me temperatura të pazakonta për Tiranën.

Sipas parashikimit të “Meteoalb”, paraditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër të vendit, por reshje të izoluara në jug.