Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, ndërsa në viset malore të Kosovës parashihet të bjerë borë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius.
Bora ka mbuluar vendin qe dy ditë. Reshjet e dendura kanë shkaktuar tollovi nëpër komunikacion në gjithë vendin.