Tiranë, 29 qershor - Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, të cilat fillimisht prekin perëndimin dhe prej mesdite pjesën më të madhe të vendit.
Sipas shërbimit meteorologjik, reshjet lokalisht do të marrin impuls në formën e shtrëngatave dhe stuhive të izoluara. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim 1-15m/sek. Erë me rrahje në pjesën bregdetare. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.6 metra.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 12/19
vendet e ulëta 16/26
bregdetare 16/26 .
Artikuj të ngjashëm