Edhe serbët mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale. Një gjë të tillë e thotë ligji, i cili sipas presidentes Ekaterina Trendafilova thekson se kushdo që ka kryer krime në një periudhë të caktuar është përgjegjës.
Ajo në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se sipas ligjit, të akuzuarit mund të jenë të etnive të ndryshe por ende nuk e dinë nëse ka të tillë që do të akuzohen.
“Ligji thoshte se kushdo që ka kryer krime, pavarësisht etnisë e nënshtetësisë, e që ishin ndaj shtetasve të Kosovës, do të gjykohet... Nëse dikush gjatë luftës kreu krime nën juridiksionin tonë, ligji nuk e parandalon këtë”, theksoi Trendafilova.
Sipas saj, çdo minutë mund të pranojmë çfarëdo aktakuze apo kërkesë për urdhër-arrest.
-
Avokati i Popullit ia shpreh Trendafilovas shqetësimet për punën e Speciales
-
Trendafilova: Specialja nuk e ka shënjestër UÇK-në, po merret me përgjegjësinë e krimeve individuale
-
Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm
-
Nisma kërkon që Specialja të tregojë nëse po përgatit aktakuza edhe ndaj serbëve
-
Kryetarja e Speciales: Nuk gjykojmë në baza etnike – Kosova kundërshton