Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital.
Viktima është Fiqerete Lala. Kjo humbje e çon në 9 numrin e anëtarëve të kësaj familje që humbën jetën, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLala ndërroi jetë pas varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj.
ABC News ka mësuar nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë se “pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe”.
Me vdekjen e Lalës shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Po ashtu, nga ky tërmet janë lënduar qindra persona dhe janë evakuuar mijëra nga shtëpitë e tyre.