Sikundër edhe pritej mëngjesi i sotëm në Shqipëri ka qenë i ftohtë e me temperatura të ulëta.
Meteoalb parashikoi qe mbrëmja dhe orët e natës do të shtonin reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore.
“Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët”, parashikon Meteoalb.