Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Në mbledhje po marrin pjesë kryesia dhe deputetët e Grupit Parlamentar të VV-së.
Temë diskutimi thuhet të jetë përplasja e fundit që ka ndodhur brenda zyrtarëve të VV-së.
Pak më parë, deputetja Aida Dërguti, ka dhënë dorëheqje nga dy funksione partiake, nga detyra e kryetares së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri dhe nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes.
“Unë e di që shprehja ime ka nxitur reagime e shqetësime për natyrën e problemeve në Lëvizje. Por, shprehja ime (e papranueshme gjithsesi) duhet vënë përballë një fushate sistematike të shpifjeve, linçimeve e etiketimeve që ka ndodhur tash 1 vit”, ka shkruar Dërguti, transmeton Koha.net.