Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në veri të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, derisa janë regjistruar edhe dy raste të reja, ka bërë të ditur të marten epidemiologu Aleksandër Antonijeviq.
Antonijeviq, gjatë konferencës së rregullt për shtyp, të marten, po ashtu ka thënë se katër persona janë shëruar, raporton Kossev, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se të vdekurat janë një grua nga Leposaviqi, e lindur më 1948 dhe një grua nga Zubin Potoku (1947).
Kjo ka bërë që numri i të vdekurve në veri të mbërrijë në tetë, derisa 96 janë të infektuar.