Ndërmarrja e pastrimit “Echohigjiena” është ankuar në OSHP lidhur me tenderin për pastrimin e hapësirave publike nga Komuna e Gjilanit.
Zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje e akuzojnë komunën se për këtë shkak, 23 punëtorë mund të mbesin pa punë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpalljen e tenderit e sheh si absurde drejtori ekzekutiv Senad Ramaj, pasi shkak për këtë merr marrëveshjen që tashmë e kanë me komunën.
Për drejtorin e shërbimeve publike në Gjilan, Naser Korça, deklaratat e Ramajt se punëtorët do të mbesin pa punë janë kërcënim, pasi sipas tij, kjo nuk do të ndodhë.
Korça thotë se këto janë procedurat e prokurimit dhe nuk mund t’i anashkalojnë.
Korça ka thënë se brenda javës pritet të mblidhet paneli shqyrtues i prokurimit, ku edhe do të vendoset lidhur me këtë tender.