Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

”Ec Ma Ndryshe” do rikthimin e kalldrëmit të Prizrenit

Është finalizuar iniciativa “Ta rikthejmë kalldrëmin” e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i qytetit” në Prizren.

Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën “Adem Jashari” të Prizrenit, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik, lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.

“Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh, dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale. Në mesin e tyre kalldrëmi përbën identitetin historik të rrugëve e rrugicave të tij. Si i tillë, kalldrëmi i ka dhënë karakter dhe hijeshi shesheve e rrugëve të Prizrenit në të kaluarën dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot e kësaj dite në pjesët e mbetura. Në vitet e pasluftës, në disa rrugë qendrore të Prizrenit kalldrëmi është hequr dhe është zëvendësuar me asfalt. Në këtë mënyrë, në emër të lehtësimit të qarkullimit rrugor të automjeteve është sakrifikuar një nga elementet e identitetit historik të qytetit”, thuhet në një komunikatën të “EC ma ndryshe” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).