Kompleksi më i madh që do të ndërtohet në Shkup, “East Gate” nga kompania “Skopje East Gate” Shkup, nëndegë e “Balfin Group” Tirana do të jetë një ngjizje e një qendre tregtare të madhe, kompleks banimi dhe qendër biznesi. Ky projekt planifikohet të ndërtohet në disa faza.
Faza e parë që fillon në mars të vitit 2019 do të zgjas 18 muaj. Në këtë fazë do të ndërtohen 650 apartamente në katër ndërtesa të shtrira në një hapësire prej 147 mijë metër katrorë.
Për fazën e parë, “Skopje East Gate” ka hapur zyrtarisht konkurs në version elektronik për rikualifikim të kompanive të interesuara për të marrë pjesë në ndërtimin e projektit, ose për ofrimin e materialeve për ndërtim.
Aplikimi mund të bëhet KËTU
“Qëllimi i këtij procesi është që të vlerësohen teknikisht, financiarisht dhe profesionalisht pjesmarrësit në fazën e parë” thonë përfaqësuesit e “Skopje East Gate”.
Ky proces për “Skopje East Gate” do të realizohet në dy forma:
1. Pranimi i të gjithë dokumenteve që do të dorëzohen nëpërmjet e-nabavki
Edhe
East Gate në Shkup mirëpret së shpejti H&M, vizitorë të shumtë nga Kosova
2.Vlerësimi i dokumenteve të dorëzuara dhe intervistimi i palëve që kanë shfaqur interesim për bashkpunim.
Në fund, ofertuesit që me sukses do të kalojnë këto dy faza do të mund të konkurojnë për ndërtim të Skopje East Gate dhe të jenë pjesë e saj.
*Artikulli i sponsorizuar nga NEPTUN