Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E pamundur po vlerësohet iniciativa për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Formimi i Qeverisë së re duket se do të sjellë edhe shumë ndryshime në fushën e mbrojtjes dhe të sigurinë.

Në ekspozenë e tij, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti foli edhe për shërbimin ushtarak, raporton KTV.

Një gjë e tillë, nga ekspertët e sigurisë po shihet si pozitive në shumë aspekte.

Mirëpo, sipas Nuredin Ibishit, kjo do punë e buxhet.

Por, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, një gjë e tillë është e pamundur për shkak të kostos buxhetore dhe është në kundërshtim me planin 10-vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri, që është miratuar në Kuvend.

Edhe Qeveria Kurti: Shërbimi ushtarak i obligueshëm, zgjat 3 muaj Arbëri Qeveria Kurti: Shërbimi ushtarak i obligueshëm, zgjat 3 muaj

Mirëpo, paralajmërimi i Kurtit është mirëpritur nga qytetarët.

Sipas tyre, shërbimi ushtarak i obligueshëm për tre muaj do të disiplinonte dhe edukonte të rinjtë.

E se si do të arrihet një gjë e tillë, qeverisja e re nuk ka dhënë detaje.

As në programin e bashkëqeverisjes mes LDK-së dhe LVV-së nuk thuhet shumë për shërbimin e obligueshëm ushtarak, vetëm se do të bëhet sipas praktikave të vendeve anëtare të NATO-s.

Ndërkohë që NATO-ja nuk e promovon shumë shërbimin ushtarak, edhe pse disa vende anëtare e kanë filluar këtë, për shkak të rrezikut nga terrorizmi dhe të tjera.

Edhe Drejt aplikimit të shërbimit ushtarak të obligueshëm Arbëri Drejt aplikimit të shërbimit ushtarak të obligueshëm

Për këtë, shkurt përmes telefonit, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë që çdo vendim që merret nga ekzekutivi do të zbatohet.

Aktualisht në Kosovë kryhet shërbim profesional ushtarak që nga mosha 18-vjeçare.