Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se Serbia përkrah punën për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, transmeton Koha.net.
Por, ka shtuar ai, AKS nuk do të jetë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila më parë, kishte anuluar 22 nga 23 elementët për formimin e AKS-së.
"Tani ata dëshirojnë AKS-në si një guacë të zbrazët. Por këtë film s’kanë për ta parë. Ne e duam AKS-në me fuqi thelbësore", ka theksuar Gjuriq për rts duke shtuar se shqiptarët nuk të janë sinqertë në qëllimin për ta respektuar afatin kohor për themelim që ka caktuar BE.
Ai ka thënë se bisedimet me zyrtarin amerikan Mettew Palmer ka qenë të vështir dhe me shumë mospajtime rreth Kosovës i cili e ka njoftuar me, siç ka thënë ai, dhunën ndaj popullit serb dhe ndaj përfaqësuesve të zgjedhur serbë në Kosovë, transmeton Koha.net.
-
Gjuriq: Prishtina nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin
-
Gjuriq: Nuk u besojmë aspak politikanëve shqiptarë, por jemi të gatshëm të dialogojmë me ta
-
Gjuriq: Chollet më tha se SHBA-ja po mendon seriozisht të ndërmarrë hapa për formimin e Asociacionit
-
Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun
-
Gjuriq: Serbia s’do ta njohë Kosovën as tërthorazi dhe as drejtpërsëdrejti