Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

"E diela me Kohën Ditore" i kushtohet milionave të humbur në proceset gjyqësore

Për qindra-milionat e humbura në proceset gjyqësore dhe për atë se si u keqmenaxhua marrëveshja mes Postë-Telekomit dhe kompanisë “Z-Mobile”, si dhe shumë pikëpyetje lidhur me humbjet nga Arbitrazhi, marrin përgjigje në edicionin e së dielës në Koha Ditore.

Avokati Fisnik Salihu në intervistë tregon se si palët kërkojnë drejtësinë tek institucionet ndërkombëtare?

Në gazetën e së dielës lexoni edhe reportazhin për tre lumenjtë që përshkojnë fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në faqet e botës mund të lexoni shkrimin interesant për ezanin në xhamitë e Gjermanisë dhe për ujgurët që përfundojnë në kampet kineze.

Kultura këtë javë sjell shkrimet për regjisoren e rrëfimeve të guximshme në eksplorim identitetesh.

Po aq interesant është edhe monumenti, i cili këtë javë sjell shkrimin për artizanin që mban gjallë zejen e saraçit.

Edhe Hapet rruga që Telekomi t’i shpëtojë edhe 13 milionë euro në rastin me Z-Mobile LAJMET E MBRËMJES Hapet rruga që Telekomi t’i shpëtojë edhe 13 milionë euro në rastin me Z-Mobile

Ndërsa në rubrikën e sportit do të mund të lexoni për gjyshin që notoi nga Irlanda e Veriut në Skoci.

Si dhe dhjetëra faqe me tema nga arti, shkenca e teknologjia në botimin ekskluziv të së dielës.