Me uljen e temperaturave kthehet në vëmendje edhe shqetësimi për nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në vend.
Në numrin e radhës, e diela me Kohën Ditore flet rreth kësaj teme, në artikullin me titull “Monitorimi pa veprim”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgjigjet e pyetjeve se ku e ka burimin gjithë kjo ndotje, me çfarë rreziku për shëndetin përballen qytetarët dhe sa kanë lëvizur institucionet drejt përmirësimit të kësaj gjendjeje, i gjeni në faqet kushtuar kësaj teme.
Një reportazh nga Istogu i kushtohet Lugut të mullinjve që tashmë janë shuar, e rubrika “Kosovarçe” i kushtohet një shitoreje të vogël dhe shkaqet që e bëjnë atë kundërthënës.
Mbi sukseset e fëmijët të emigrantëve në raport me vendësit dhe rreth gjendjes së kurdëve, flasin dy prej reportazheve nga Bota.
Faqet e Kulturës sjellin punën e piktorit Ardian Çena, ku edhe njoftoheni me grupin hungarez “Besh o Drom”.
Mbrojtjes së ekipit të Serie A, Verona, të prirë nga Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, i kushtohet një prej shkrimeve nga Sporti, ku gjithashtu mësoni edhe për efektin që ka pasur një tjetër mbrojtës, por në një ekip kosovar.
Arsyet se pse 32-vjeçari Ardian Cuculi i Dritës, po konsiderohet një prej transferove më të qëlluara për këtë sezon, i kuptoni në shkrimin e radhës.
Dhe, si zakonisht, nuk mungojnë materiale e shkrime të tjera interesante.