Arbëri

E diela me “Koha Ditore” i kushtohet ndihmës së kosovarëve ndaj familjeve të prekura nga tërmeti

Solidariteti që shqiptarët e Kosovës treguan me ata të Shqipërisë pas tërmetit vdekjeprurës atje, trajtohet gjerësisht të dielën në Koha Ditore.

Në shkrimin kryesor me titull “Bashkimi në fatkeqësi” mund të lexoni për ndihmat që kosovarët i nisën drejt shtetit amë, të cilat treguan se marrëdhënia e popullit është shumë më e fortë sesa raportet politike.

Për gjasat e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë flet në intervistë Nezir Kraki, profesor i shkencave politike në Francë.

Në kosovarçe mund të lexon për albanezët e Mirashit.

Se në çfarë gjendje ishte Kosova në vitin 1979, e kuptoni në fejton.

Reportazhi këtë të diel, i kushtohet shtegut me kabllo metalike në bukuritë e Sharrit.

Ndërsa, artisti Valon Berisha flet në rubrikën e kulturës për lidhjen e tij të veçantë me baterinë.

Në monument, mund të kuptoni për punën e ambientalistit, rokerit e lexuesit të pasionuar të filozofisë, Arbër Gjinovci, në përpunimin e drurit të vjetër.

Dy nga faqet e sportit u kushtohen motrave Hajdari, që erdhën nga Danimarka për të ndihmuar përfaqësuesen e Kosovës në hendboll.

“Gjermania u bishtnon përgjegjësive në BE” dhe “Gjyshja gjermane në luftë ndaj së djathtës ekstreme”, janë dy nga titujt në faqet e botës.

Përveç këtyre, mund të lexoni edhe një numër shkrimesh të tjera interesante nga vendi e bota.