Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyfishohet numri i vjedhjeve të naftës në kompaninë “Bechtel Enka”

Forumi i OJQ-ve në Kaçanik ka kërkuar nga Ekzekutivi i Komunës ta iniciojë një takim pune me Policinë e Kosovës, me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe me ata të kompanisë “Bechtel- Enka" për parandalimin e vjedhjeve, të cilat po ndodhin gjatë ndërtimit të autostradës “Arbën Xhafri”.

Gjatë periudhës së fundit kohore, policia në Kaçanik ka iniciuar dhjetëra raste të vjedhjeve të ndryshme në këtë kompani, ndërkohë në krahasim me vitet e kaluara ky trend ka shënuar rritje për Komunën e Kaçanikut.

Sipas përfaqësuesve të forumit të OJQ-ve, derisa po ndërtohet autostrada “Arbën Xhaferi”, Kaçanikut po rritet numri i vjedhjeve.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)