Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy vjet peng të marrëveshjeve

Temperaturat përvëluese të verës së 2015-s nuk i janë ndarë politikës së Kosovës për dy vjet rresht. Atëkohë ishin firmosur dy marrëveshje ndërkombëtare, por asnjëra nuk është zbatuar deri tash nga shkaku se, gjatë gjithë kësaj kohe, ato u vunë në qendër të betejës më të ashpër politike që Kosova e njeh prej paslufte, shkruan sot “Koha Ditore”.

Secili prioritet nacional ka mbetur peng i konfliktit të brendshëm politik, i prodhuar shkaku i mospajtimeve për Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e firmosur më 25 gusht të 2015-s, si dhe për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, e firmosur një ditë më vonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasojat e moszbatimit të tyre kanë qenë të mëdha. Midis tyre është mbajtja e qytetarëve të Kosovës në geto, por edhe mungesa e vendimmarrjes dhe paqëndrueshmëria institucionale. (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.