Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 263 raste të reja nga 1.752 testime dhe dy humbje jete.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 111. Janë 5.406 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv - një qytetar nga Përmeti 58-vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73-vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 203.787 raste, prej tyre 195.247 janë shëruar, 5.406 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.134 persona.