Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa nga 442 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 147 qytetarë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Janë 3.640 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.
Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59-vjeç, një qytetar nga Tirana 93-vjeç.
Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275.693.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 282.837 raste, 275.693 janë shëruar, 3.640 janë aktivë, ndërsa kanë vdekur 3.504 pacientë.