Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 222 raste të reja, nga testimi i 19,28 të dyshuarve për koronavirus.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5,709.