Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur dhe 801 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy pacientë të infektuar me COVID-19, kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se njëri nga viktimat është një 33-vjeçar nga Elbasani, ndërsa rasti tjetër është një 73-vjeçar nga Vlora.

Me dy vdekjet e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në këtë vend ka arritur në tre mijë e 224.

Të dhënat e fundit tregojnë se edhe 801 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej pesë mijë e 166 mostra të marra për testim.

Shumica prej tyre, përkatësisht 436 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë.

Bëhet e ditur se aktualisht 113 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Edhe Dy të vdekur nga COVID-19 të martën në Shqipëri Arbëri Dy të vdekur nga COVID-19 të martën në Shqipëri

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 351 të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201 mijë e 748 që nga fillimi i epidemisë.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend është rritur në shtatë mijë e 49.