Kuvendi i Kosovës të enjten (24 mars) do të mbajë seancë për 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, si dhe seancë plenare.
Siç njofton Kuvendi, seanca e parë do të nisë në orën 11:00, ndërsa e dyta në orën 13:00.
Në rend të ditës janë pyetjet parlamentare, deklarime jashtë rendit, miratim i procesverbaleve nga seancat e kaluara, debat mbi politikën e jashtme, formim i komisionit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e të tjera.
Rendin e plotë të ditës mund ta lexoni KËTU.