Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy rrugë në Prishtinë për 60 ditë mbyllen për shkak të punimeve

Rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” bllokohen për dy muaj.

Sot fillon realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”, si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.

Këto rrugë, siç njofton Komuna e Prishtinës, do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë.