Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy mjekë në Onkologji kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Dy mjekë në Klinikën e Onkologjisë në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë në vetëizolim, ka konfirmuar për KOHËN drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

"Për fat të keq dy mjekë të Klinikës së Onkologjisë kanë dal pozitivë me COVID-19 dhe ata janë në vetëizolim. Gjendja e tyre është e mirë. Një pjesë e personelit është testuar e pjesa tjetër pritet të testohet. Në dy-tri ditët e ardhshme do të dimë më tepër", ka thënë Kurtishi.