Shkolla i ka dy salla arsimtarësh në dy kate. Në katin e parë, mësimdhënësit shqiptarë kur nisen drejt klasave nxjerrin nga raftet ditarët e Republikës së Kosovës. Në të dytin, arsimtarët serbë i fillojnë orët me ditarët e Republikës së Serbisë. Për serbët, shkolla mban emrin “Vladimir Nazor”.
Ministria e Arsimit e Kosovës e zyrtarizoi më 2008 emrin e atit të njohur Shtjefën Gjeçovi, i lindur në faqen tjetër të kodrës në Janjevën multietnike. Personeli serb, i mëson ndaras rreth shtatëdhjetë nxënës të pakicave – mbi tridhjetë prej të cilëve kroatë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në katin e parë janë fëmijët shqiptarë. Ata përbëjnë hisenë më të madhe të numrit të përgjithshëm prej diku 400 nxënësish të shkollës – duke përfshirë edhe ata të paraleles së ndarë në fshatin ngjitur, Brus.
Para hyrjes së shkollës, në anën e djathtë është vendosur busti i Gjeçovit, i lindur më 12 korrik 1874. Tabela pranë tij tregon në shqip, serbisht e anglisht se janjevasi më i famshëm u largua pas kryerjes së shkollës fillore në vendlindje që t’i vazhdonte studime teologjike e filozofike.
“Ai ishte hulumtues i materialit arkeologjik, gjuhësor, historik dhe etnografik....”, dhe kishte mbledhur e shkruar Kanunin e Lekë Dukagjinit, që “më parë kishte ekzistuar vetëm si traditë orale” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shtëpia e Shtjefën Gjeçovit në një fshat që po zbrazet
-
Edhe sivjet, nxënësit e shkollave të mesme në Luginë pa libra shqip
- Në Rektorat mungon një portret
-
“ë” me personazhin e pafjalë të gjuhës së shtypur
-
Studentë e profesorë serbë në Mitrovicë të Veriut kundër integrimit në sistemin arsimor të Kosovës