Dy punonjës shëndetësorë në Spitalin Rajonal të Ferizajt janë vetizoluar, pasi një ditë më parë ka rezultuar me koronavirus një familjar i tyre, i cili punon si kirurg në një spital privat në Prishtinë.
Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit Rajonal në Ferizaj, ka thënë se tashmë janë gjurmuar kontaktet e dy punonjësve të këtij spitali.
“Spitali privat në Prishtinë ka qenë vatër e katër punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Në të njëjtin grup është edhe një specialist nga Ferizaj, andaj dy familjarë të tij, që janë pjesë e stafit të Spitalit Rajonal në Ferizaj janë vetizoluar. Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike i kemi gjurmuar kontaktet e ngushta”, ka thënë Zeqiri.
Ai ka njoftuar se në bazë të rezultateve të ditës së sotme, familjarët e mjekut nga Ferizaj kanë rezultuar negativë.
-
Spitali i Ferizajt dërgon në Infektivë dy pacientë të dyshuar me koronavirus
-
Spitali i Ferizajt rikthen shërbimin e operacioneve jourgjente
-
Ngritja enorme e rasteve me COVID-19 alarmon Ferizajn
-
Spitali i Ferizajt rikthen shërbimet e rregullta në repartin e kirurgjisë
-
Mbi 400 punëtorë shëndetësorë në Kosovë me COVID-19