Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy prej të infektuarve me koronavirus në gjendje kritike

Foto: Alban Bujari / KOHA

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 35 pacientë të infektuar me koronavirus e dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka thënë infektologu Shemsedin Dreshaj.

“35 të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në Infektivë. Katër prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike”, ka thënë Dreshaj për KOHËN. Ai tutje ka thënë se dy pacientë janë shëruar dhe janë liruar për në shtëpi.

Instituti Kombëtar i shëndetit publik mbrëmë ka njoftuar për 23 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin në 250.

Po ashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se katërmbëdhjetë pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 52.