Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy partitë opozitare i bashkohen protestës për Haradinajn

Paria e lëvizjes Vetëvendosje është bashkuar në protestën “kundër mbajtjes peng politik” të Ramush Haradinajt në Francë.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me deputetë nga ky subjekt, si dhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, janë në protestë.

Aty janë edhe kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj me Jakup Krasniqin dhe deputetët e tjerë.

Në rendin e parë të protestës shihen edhe Daut Haradinaj e Pal Lekaj.